Kurti e vë theksin tek Vuçiqi pas takimit: Kemi kriminelë të luftës në institucionet e vendeve të Ballkanit Perëndimor

18 maj 23:17

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurtit, ka dhënë deklaratë për medie pas darkës ndërmjet liderëve të Ballkanit të Perëndimor, të mbajtur në Bruksel, e organizuar nga BE-ja.

Kurti ka thënë se BE-ja duhet t’i përmbahet tri vlerave, në mesin e të cilave është edhe ballafaqimi me të kaluarën. Ai ka shtuar se në shtete të Ballkanit Perëndimor ka ende “kriminelë të luftës dhe të paqes”, duke aluduar në udhëheqësit shtetëror të Serbisë.

“Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor do të mund të ecin shumë më shpejt nëse i përmbahen 3 vlerave: demokratizimi, sundimi i ligjit – luftohen oligarkitë ne ekonomi dhe e treta ballafaqimin me të kaluarën, pra eliminohen nga skena politike e institucionale kriminelët e luftës e paqes. Edhe më tej, në Ballkanin Pernëdimor kemi edhe kriminelë të luftës dhe të paqes që dominojnë në institucione. Përgjegjësit për të cilët dhe shumë fajtorëve vazhdojnë të jenë të pajisur me pushtet”, ka deklaruar ai.

“Kësisoj, në rastin e Serbisë në vend që të vije presidenti, erdhi kryeministrja, por gjithashtu do të vazhdohet me këto takime, takimi i radhës do të mbahet në Ballkan në njërin prej vendeve do jetë vendi nikoqir”, ka njoftuar tutje Kurti.

Ai ka thënë se ka kërkuar liberalizimin e vizave në darkën e mbajtur, derisa ka përmendur edhe rritjen e ekonomisë nëpërmjet investitorëve që vijnë nga Evropa.

“Theksi ishte tek Ballkani Perëndimor tek Bashkimi Evropian për nevojen e afateve ne të ardhmen në mënyrë që sa më shpejt të gjitha vendet.. Unë kam vënë theksin në veçanti tek çështja e nevojës për liberalizim të vizave. Ne kemi nevojë edhe për investime në ekonomi, të cilat në përgjithësi e zvogëlojnë emigrimin dhe e ngrisin punësimin”, ka deklaruar shefi i ekzekutivit. /Express/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
U.d. i kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar takime…