Kurti emëron edhe tre zëvendësministra

08 prill 2021 | 18:13

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar dy zëvendësministre dhe një zëvendësministër, të cilëve u ka uruar suksese në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre.

Zëvendësministrat e emëruar janë:

Daulina Osmani, zëvendësministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit,

Dafina Gexha- Bunjaku, zëvendësministre e Shëndetësisë,

Kreshnik Ahmeti, zëvendësministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës.D

Derimë tani, me vendim të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, janë emëruar 18 zëvendësministra.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
10.04.2021 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Ferizaj 1.…