Kurti, ende në Zvicër, vazhdon takimet me bashkatdhetarët  

19 tetor 2020 | 17:29

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka mbajtur një tryezë me profesionistët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Zvicër.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se me bashkëbiseduesit e  specializuar në teknologji informative, financa dhe banka, ka biseduar mbi sigurinë kibernetike, vështirësitë dhe mundësitë për investime kapitale dhe ndikimin e pandemisë në tregjet botërore.

Ai ka vlerësuar se përvoja dhe investimet e tyre janë të vlefshme dhe të nevojshme për rimëkëmbjen ekonomike dhe progresin shoqëror në Kosovë.

Postimi i plotë u Kurtit:

Gjate fundjavës së kaluar mbajtëm dy tryeza, në Bazel dhe në Aargau, me profesionistë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Zvicër.

Me bashkëbiseduesit të specializuar në teknologji informative, financa dhe banka biseduam mbi sigurinë kibernetike, vështirësitë dhe mundësitë për investime kapitale, ndikimin e pandemisë në tregjet botërore, kontraktimin e jashtëm në Kosovë etj.

I informova mbi gjendjen aktuale politike dhe ekonomike në Kosovë si dhe Qeverisjen tonë Alternative.

Shqiptarët në Zvicër janë integruar në shoqërinë zvicerane duke u bërë integrale për atë. Dija, përvoja dhe investimet e tyre janë aq të vlefshme dhe të nevojshme për rimëkëmbjen ekonomike dhe progresin shoqëror te ne.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nacionalisti i djathtë Ersin Tatar ka fituar zgjedhjet presidenciale në…