Nacionalisti Ersin Tatar fiton zgjedhjet në Qipron e Veriut

19 tetor 2020 | 17:19

Nacionalisti i djathtë Ersin Tatar ka fituar zgjedhjet presidenciale në Qipron e veriut, e cila kontrollohet nga turqit.

Tatar, i cili është proturk dhe do që ishulli të qëndrojë i ndarë në dy shtete, mori rreth 52% të votave. Sipas medieve, kjo është cilësuar si një fitore surprizë.

Kundërshtari i tij ishte Mustafa Akinci, i cili kërkonte ribashkim me pjesën greke të ishullit.

Qipro vijon e ndarë që prej vitit 1974 kur Turqia pushtoi pjesën veriore pas një puçi ushtarak të mbështetur nga Greqia.

Ishulli u nda në dy pjesë. Një krah njihet si qeverisja turko-qipriote ndërsa pjesa tjetër si qeverisja greko-qipriote dhe njihet ndërkombëtarisht.

Republika Turke e Qipros së Veriut ka një popullsi prej 300 mijë personash dhe njihet si shtet i pavarur  vetëm nga Turqia.

Gjithë pjesa tjetër e botës e sheh atë si pjesë të Qipros.

Presidenti Erdogan, i cili mbështeti Tatar gjatë zgjedhjeve e uroi për fitoren pas zgjedhjeve. Ende nuk ka një koment nga qeveria qipriotë në Nikozia.

“Meritojmë pavarësinë tonë, ne jemi zëri i turko-qipriotëve”, ka deklaruar Tatar. /tvklan.al/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tenisti zviceran Roger Federer, që vitin tjetër do të mbushë…