
Kurti: Fati i Kosovës është i pandarë nga fati i UP-së, e shoh vetën të lidhur me të shkuarën dhe të ardhmen e tij
Albin Kurti, kryeministër në detyrë i Kosovës, ka pranuar të martën titullin “Alumni Nderi” të Universitetit të Prishtinës.
Pas pranimit të këtij çmimi, Kurti në fjalën e tij, ka thënë se, ai e sheh vetën të afërt dhe të lidhur me të shkuarën dhe të ardhmen e UP-së.
Ai ka thënë edhe se fati i Kosovës është i pandarë nga fati këtij universiteti.
E shoh vetën si njeri i afërt dhe i lidhur me të shkuarën, dhe po ashtu edhe të ardhmen e këtij universiteti. Universiteti e ndan historinë tonë në dy kohë, Prishtina para dhe pas universitetit të saj. Dhe po kështu fati i Kosovës është i pa ndarë nga fati i universitetit të Prishtinës. Universiteti ‘Hasan Prishtina’ duhet të jetë domethënia më e madhe ndërkombëtare e jona. Është detyrë ta bëjmë këtë universitet më të lartin në rajon”, ka thënë Kurti.