Kurti flet për aktualitetin politik të Kosovë në Fondacionin “Jean Jaures”

09 prill 2018 | 17:31

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka mbajtur të hënën një prezantim në Fondacionin “Jean Jaures” lidhur me aktualitetin politik në Kosovë dhe çështjet më të rëndësishme ekonomike për vendin.

Në këtë prezantim kanë marrë pjesë ekspertë dhe funksionarë të lartë në Francë që kanë punuar me rajonin e Ballkanit, si dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, gazetarë dhe studentë e profesionistë shqiptarë që jetojnë në Francë.

Në këtë prezantim Albin Kurti ka shpalosur gjithashtu qëndrimet dhe alternativat e Lëvizjes Vetëvendosje sa i përket modelit të zhvillimit ekonomik e social, sistemin e drejtësisë dhe dialogun me Serbinë.

Sa i përket këtij të fundit, Kurti ka theksuar se parimet, kushtet, agjenda dhe formati i dialogut janë më rëndësishme se emrat e përveçëm që marrin pjesë në të dhe faktorët që do të bëjnë ndërmjetësimin.

Ai ka nënvizuar gjithashtu rëndësinë e procesit të integrimit evropian.

 

Lajme të sponsorizuara

16 shtator16:32

Pse Demaçi kundër e Thaçi ‘pro’ Rambujesë?, Rubin: Vetëm Thaçi e kishte premtimin e ShBA-së për bombardim Në një kros-ekzaminim të James Rubin nga gjyqtarët e Gjykatës Speciale se ku qëndronte statusi hierarkik i Adem Demaçit si përfaqësues politik i UÇK-së dhe a ishte mbi ose nën Hashim Thaçin, dhe pse fjala e këtij të fundit mbizotëroi e jo e atij të parit, ka thënë se Thaçi kishte diçka që s’kishte askush tjetër në dorë: “Fjalën dhe premtimin amerikan, të ushtrisë amerikane, të NATO-s e të botës se do të kishte ndërhyrje ushtarake nëse Serbia nuk nënshkruan”. Gjyqtari: Kundërshtia e Demaçit ndaj marrëveshjes së Rambujesë njihej? Rubin: Dihej kur Albright foli me të, për mua dhe të tjerët. Gjyqtari: A jeni në dijeni që Demaçi kundërshtonte Rambujenë? Rubin: Po e kisha këtë përshtypje. Gjyqtari: Thaçi shkoi në Slloveni për ta bindur për ta ndërruar mendjen? Rubin: Po. Gjyqtari: Dhe Thaçi dështoi ti’a ndërrojë mendjen? Rubin: Po. Gjyqtari: Pavarësisht kësaj zoti Thaçi e nënshkroi në emër të UÇK-së. Pra a pajtoheni se sa për UÇK-në që pikëpamjet e Thaçit mbizotëruan ndaj Demaçit? Rubin: Përveç që po, duhet shtuar diçka, Thaçi kishte diçka që Demaçi nuk e kishte, e kishte premtimin e ShBA-së dhe ushtrisë dhe NATO-s dhe perëndimit e botës, në duart e tij, që une nënshkruaj dhe Serbia jo atëherë ShBA do të nis kampanjë ajrore. Askush nuk e kishte këtë premtim në dorë të tij. Por atij ia bëmë këtë premtim atij personalisht Thaçit. E ta kishte atë premtim në atë situatë amorfe, e bëri Thaçin pikëpamjen e tij shumë të fuqishme, pavarësisht statusit të tij në hierarki. Askush se kishte atë fuqi.

Të fundit
Kryetari i degës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në…