Kurti flet për akuzat e Haki Abazit: Nuk janë të vërteta e as të sakta

21 shkurt 2023 | 10:50

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka deklaruar të enjten se ekzistojnë video-incizimet ku shihet se kush i ka zhdukur mostrat e aktivistit Astrit Dehari.

Ai kërkoi nga Prokuroria që ta intervistojë kryeministrin Albin Kurti dhe ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu lidhur me rastin.

Kryeminsitri Albin Kurti, para gazetarëve ka thënë se akuzat janë të pavërteta dhe të pasakta.

Tutje Kurti tha se nuk mban përgjegjësi për fjalën publike të dikujt.

“Ato nuk janë të vërteta e as të sakta. Për këtë është përgjigjur ministrja e Drejtësie. LV është subjekti më i madh dhe më demokratik. Unë nuk mund të mbaj përgjegjësi për fjalën publike të dikujt”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka folur sërish për Ligjin…