Kurti: Fushatat kërcënuese të Beogradit ndaj serbëve të Kosovës janë të shpeshta

24 maj 2023 | 12:05

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se frikësimet, linçimet, trysnia dhe shantazhi nga Beogradi ka ndikuar drejtpërdrejt në daljen e ulët të qytetarëve serbë në zgjedhjet në veri të Kosovës.

“Vota e munguar ishte mungesë e vullnetit të lirë, jo shprehje e vullnetit politik. Fushatat e tilla kërcënuese të Beogradit zyrtar ndaj serbëve lokalë, veçanërisht në katër komunat tona në veri të vendit, janë të shpeshta dhe të vazhdueshme. Por veç pse diçka ndodh shpesh dhe vazhdimisht nuk do të thotë se është normale dhe e pranueshme”, ka thënë Kurti në mbledhjen e qeverisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do të mbajë zgjedhje të…