Kurti: Gjashtë vendet e Ballkanit duhet të anëtarësohen në BE në të njëjtën ditë

18 korrik 2018 | 11:54

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se Bashkimi Evropian duhet t’i pranojë gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor në një ditë, diku në dekadën e ardhshme.

“Mendoj që duhet t’i themi Brukselit që dëshirojmë të hyjmë në BE. Mirëpo kur vjen koha për atë, duhet të gjithë njëkohësisht të hyjmë në Bashkimin Evropian (BE). Nëse njëri vend hynë vetëm një ditë përpara tjetrit, asgjë si ka bërë Greqia Maqedonisë për një çerek shekulli, çka do të bëjmë ne këtu. A po e shihni se çfarë Republika Srpska po i bën Bosnje Hercegovinës?”

“Ashtu si 10 shtete më 1 janar të vitit 2004 hynë së bashku në BE, po ashtu edhe 6 shtetet e mbetura të Ballkanit Perëndimor duhet të hyjnë në të njëjtën ditë, kurdo që kjo ndodhë. Sa më parë aq më mirë. Serbia tani donë që me një gur të mbysë dy zogj: të hyjë përpara Kosovës në BE dhe të fitojë Bashkësinë e Komunave Serbe’ në Kosovë. Sepse, Serbia kurrë nuk ka mundur ta paramendojë barazinë me shqiptarët dhe Kosovën. Sot ndoshta mund ta paramendojnë lirinë për shqiptarët, por jo edhe barazinë”, ka thënë Kurti në një intervistë për agjencinë e lajmeve “Patria” nga Sarajeva.

Në këtë intervistë Kurti ka folur edhe për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë. Në këtë kontekst, ai ka thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nuk është i aftë ta drejtojë këtë proces.

“Vuçiqi po dobësohet çdo ditë, mirëpo në anën tjetër presidenti te ne, Hashim Thaçi, është më i dobët se ai dhe Vuçiqi pikërisht këtu e sheh shansin e vet. Thaçi nuk është as i aftë, as kredibil t’i udhëheqë këto bisedime. Ai i frikësohet shumë Gjykatës Speciale dhe e sheh si një lloj imuniteti dialogun me Vuçiqin në zyrën e Mogherinit”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sadije Agani, bashkëshorte e veprimtarit të ndjerë, Fehmi Agani, është…