Kurti: Gruda ishte mësues për të gjithë që e njohëm

08 mars 2021 | 09:06

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, e ka kujtuar mësuesin Zejnullah Gruda, i cili ndërroi jetë dje, si profesor të shquar, diplomat me kulturë dhe profesionit briliant.

Një një postim në rrjetin social Facebook, Kurti ngushëlloi familjen e të ndjerit dhe tha se kujtimi për Grudën do të jetë përjetë i pashlyeshëm.

“Profesor i shquar. Diplomat me kulturë. Profesionist brilant. Qytetar i ndershëm. Intelektual i angazhuar. Njeri fisnik. Zejnullah Gruda na la dje në ditën e mësuesit. I tillë ishte: mësues, për të gjithë ne që e njohëm; nuk mund të bisedoje me të a të lexoje nga ai pa mësuar diçka të rëndësishme prej tij.

Nga gjeopolitika botërore te e drejta ndërkombëtare publike, nga historia e Ballkanit e shekullit XX te të drejtat e njeriut në vendin tonë, nga analizat e mprehta politike te mbrojtja e territorit të Kosovës nga ‘demarkacioni’, kontributi i Prof. Zejnullah Grudës rron me ne, librat e tij do të jenë përherë nëpër bibliotekat tona publike e private, kurse kujtimi për të përjetë i pashlyeshëm.

Ngushëllime familjes, studentëve e profesorëve, dhe mbarë popullit tonë”, ka shkruar Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidenti bullgar, Rosen Plevneliev në një intervistë ekskluzive për BGNES…