Kurti: I kemi burimet dhe planet tona për energji
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se në mandatin e ardhshëm qeverisës do të ndërmerren “hapa konkretë” për realizimin e projektit të gazifikimit të qymyrit, me synim rritjen e kapaciteteve energjetike dhe sigurimin e furnizimit të qëndrueshëm për vendin.
Kurti pretendoi se ky projekt do të zhvillohet në bashkëpunim me kompani ndërkombëtare, ekspertë amerikanë dhe evropianë, si dhe korporata të mëdha të sektorit energjetik.
“Gjithashtu, në mandatin që vjen do të bëjmë gazifikimin e qymyrit dhe për këtë do të bashkëpunojmë edhe me kompani ndërkombëtare edhe me ekspertë amerikanë e evropianë dhe korportata të fuqishme që pasurinë tonë të madhe linjitin ta shndërrojmë në gaz për çmime të përballueshme dhe furnizim të qëndrueshëm”, ka deklaruar Kurti.
“Ekonomia jonë që po rritet ka nevojë për më shumë energji, dhe për këtë energji, ne i kemi edhe burimet edhe planet tona”,



