Kurti: I kënaqur që shoh kaq shumë kandidatë të LV-së në balotazh

18 tetor 2021 | 14:17

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka mbajtur konferencë për media pas përfundimit të zgjedhjeve lokale, ku partia e tij në raundin e parë nuk e fitojë asnjë komunë.

Ai ka thënë se është i kënaqur me këto zgjedhje, pasi sipas tij, ka aq shumë kandidatë të LV-së në balotazh.

“Dje u mbajtën zgjedhjet lokale në komunat e Kosovës, të cilat ishin të lira demokratike dhe fer. Megjithatë të gjitha ankesat që janë parashtruar nga qytetarët do të drejtohen nga institucionet përkatëse. I kënaqur që të shoh kaq shumë kandidatë tonë në balotazh”, ka deklaruar Kurti.

“Kjo është një shans që të vazhdojmë të flasim e të diskutojmë me qytetarët e Kosovës se si t’i mbrojmë e avancojmë të arriturat e këtij gjysmë viti të qeverisjes së mirë dhe se si t’i zgjerojmë mundësitë dhe të shtojmë kujdesin për të gjithë”.

“Ndryshimi i bërë realitet në rrafshin qytetar, nuk është vetëm plane, por nënkupton plane aktuale, plane që mund të realizohen. Jam i etur të bashkëpunoj me secilën komunë që vlera tona të përbashkëta të arrijnë në çdo shtëpi. Do të qëndroj pranë çdo kryetari komune që dëshiron të bëjë reforma. Urime të gjithë kandidatëve. Kjo është një festë e madhe e demokracisë. Kandidatët e Vetëvendosjes do të jenë të angazhuar në të gjithë territorin në ditët në vijim. Qysh sonte do të takohem me kandidatët e Vetëvendosjes që janë në balotazh dhe do të bëjmë planet tona se si të ecim më tej”, ka deklaruar Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Golden Eagle Ylli ka fituar Superkupën Mbarëkombëtare, duke mundur Sigal…