Kurti i reagon Lajçakut: Refuzimi i reciprocitetit për Kosovën është njëjtë sikur t’i mohosh të drejtën e shtetit sovran

31 maj 2020 | 15:57

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i ka reaguar përfaqësuesit special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, i cili ka kundërshtuar dhe ka kërkuar që menjëherë të largohen masat e reja të reciprocitetit të vendosura ndaj Serbisë në mbledhjen e së shtunës nga Qeveria e Kosovës.

Kurti ka thënë se të refuzosh parimin e reciprocitetit të vendosur nga Qeveria e Kosovës është njëjtë sikur t’ia mohosh Kosovës që të ushtrojë të drejtat si një shtet sovran.

“Refuzimi i parimit të reciprocitetit për Republikën e Kosovës është njëjtë sikur t’i mohosh të drejtën për të ushtruar të drejtat e veta sovrane”, ka shkruar Kurti në llogarinë e vet në “Twitter”.

Ai ka thënë se Serbia duhet ta shohë Kosovën si partner të barabartë në çdo tavolinë dialogu.

“Dialogu është midis dy të barabartëve dhe Serbia duhet ta shohë Kosovën si të barabartë në çdo tryezë”, ka shkruar Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani Klubi politik “Afrim Zhitia” e vlerëson ngjarje historike…