Kurti i thërret ministrat për një mbledhje të qeverisë, 20 pika në rend të ditës

24 gusht 2022 | 08:14

Qeveria e Kosovës do të mblidhet sot në orën 11:00.

Njëzet pika parashihet të shqyrtohen në këtë mbledhje, sipas një rendi të ditës të publikuar nga “Reporteri”.

Gjatë kësaj mbledhje do të shqyrtohen disa projektligje dhe projekt-rregullore.

Në këtë mbledhje do të bëhet shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Vendimit të Këshillit të Stabilizim Asocimit BE-Kosovë për Amendamentimin e Marrëveshjes së Stablizim Asocimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Komunitetit Evropian të Energjisë Atomike dhe Kosovë, për të zëvendësuar Protokolli III të tij në lidhje me Konceptin e “Produkteve Origjinuese”.

Do të bëhet edhe shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e “Amendamentimit 2. të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2015 dhe atë IPA 2018.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ambasadori i Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi tha se vitin…