Kurti inkurajon ekipet kërkuese për policët e zhdukur

29 prill 2018 | 22:32

Kryetari  i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti,  ka thënë se lajmi për zhdukjen e dy policëve të aksidentuar mbrëmë është tronditës për familjen, kolegët dhe gjithë opinionin publik.

Ai ka inkurajuar ekipet kërkuese të FSK-së, zjarrfikësit dhe policët në përpjekjet e tyre.

Postimi i plotë i Kurtit në profilin e vet në “Facebook”:

Lajmi për zhdukjen e dy policëve të aksidentuar mbrëmë, është tronditës për familjarët, kolegët dhe gjithë opinionin publik.

Në këto çaste kur ekipet e shpëtimit të FSK-së, policisë, zjarrëfikësit dhe qytetarët e zonës po bëjnë të pamundurën për të gjetur policët e aksidentuar, le të qëndrojmë pranë familjarëve të tyre.

Duke ndarë bashkë shqetësimin me familjet e dy policëve, i inkurajojmë ekipet kërkuese nga FSK-ja, zjarrëfikësit dhe policët në përpjekjen e tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fytyra kryesore për muajin maj në ballinë e  revistën “Vogue”,…