Kurti: Jemi gati, do t’i mbrojmë interesat e Kosovës në dialogun me Serbinë

21 maj 2020 | 13:04

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se të gjitha palët janë të gatshme të vazhdojnë dialogun në mes të Prishtinës dhe Beogradit.

Lidhur me këtë, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë që kalendari i takimeve të ardhshme me Serbinë varet nga Brukseli.

Kurti ka thënë se do të jetë ai që do të përfaqësojë Kosovën në dialog, pasi ka edhe një vendim të Gjykatës Kushtetuese, i cili thotë se kryeministri përfaqëson vendin në dialog.

“Unë jam në kontakt të rregullt me përfaqësuesin e BE-së, Miroslav Lajçak. Ai natyrisht që është duke përgatitur fillimin e dialogut. Ne kërkojmë që ky dialog të jetë me parime dhe i përgatitur, i organizuar mirë”.

“Jemi gati! Kemi përvojë. Do t’i mbrojmë interesat e shtetit tonë dhe do ta përfaqësojmë Republikën e Kosovës ashtu siç e thotë Kushtetuta, ashtu siç e thonë ligjet tona dhe ashtu siç na njeh populli i Kosovës. Pra, varet prej Brukselit kalendari i dialogut të ardhshëm dhe në bazë të Kushtetutës të Republikës së Kosovës dhe aktgjykimit nga viti i kaluar Kosovën e përfaqëson kryeministri i saj”, ka thënë Kurti.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përzgjedhësi i Belgjikës, Roberto Martinez, thotë se Eden Hazardi mund…