Kurti kërkon që zbatimi i marrëveshjes me Serbinë të bëhet pa kushtëzime

22 maj 2023 | 16:32

Kryeministri Albin Kurti është deklaruar për medie pas takimit që ka zhvilluar të hënën me senatorët amerikanë, Chris Murphy dhe Gary Peters. Kurti ka bërë me dije se me senatorët ka diskutuar mbi zhvillimet në vend si dhe për rezultatin e dialogut me Serbinë.

Ai ka thënë se në takim është vënë theksi tek marrëveshja bazike dhe aneksi i zbatimit, duke theksuar se këto përbëjnë avancim të raporteve në mes të dy shteteve.

Në këtë kontekst, Kurti ka thënë se zbatimi i marrëveshjes duhet të bëhet pa kushtëzime.

“Biseduam edhe për raportet me Serbinë dhe rezultatet e dialogut, me theks te marrëveshja bazike dhe aneksi i zbatimit. Ato përbëjnë avancim të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe janë platformë e mundësi për normalizim të plotë të tyre. Prandaj na duhet zbatim i tërësishëm i shpejtë dhe pa kushtëzime”, ka thënë Kurti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rap-artisti nga Shqipëria, Stresi, u shpall fitues i edicionit të…