Kurti, Konjufca e Vitia bëjnë homazhe te varri i Astrit Deharit

05 nëntor 2021 | 10:49

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, bashkë me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufcën dhe kandidatin për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia, kanë bërë homazhe te varri i aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.

Bashkë me Kurtin, Konjufcën e Vitin, ishin edhe familjarët e të ndjerit dhe qytetarë të shumtë.

Astrit Dehari vdiq më 5 nëntor të vitit 2016 në rrethana ende të pasqaruar mirë në Qendrën e paraburgimit në Prizren.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri Antonio Conte ka folur pasi fitoi në ndeshjen e…