Conte: Fitore e çmendur, por duhet të përmirësohemi

05 nëntor 2021 | 10:43

Trajneri Antonio Conte ka folur pasi fitoi në ndeshjen e tij debutuese Tottenham Hotspur, ku mposhti me rezultat 3-2 Vitessen në Ligën e Konferencës Evropiane, duke thënë se “ishte një lojë e çmendur”.

Trajneri i ri mori drejtimin e “Spurs” nga Nuno Espirito Santo, i cili u shkarkuar këtë javë.

 “Ishte një lojë e çmendur. Zakonisht nuk më pëlqen kjo lloj loje – një lojë e çmendur do të thotë se çdo gjë mund të ndodhë. Por në të njëjtën kohë mendoj se duhet të fitojmë dhe fituam”, ka thënë fillimisht Conte për “BT Sport”.

“Ne po fitonim 3-0, më pas pësuam dy gola që mund t’i shmangnim. Pas një kartoni të kuq ne ishim në telashe. Të fitosh duke vuajtur është mirë për këtë ekip, këta lojtarë”.

“Ata duhej të përmirësonin besimin e tyre. Ata duhej të punonin shumë. Problemi është që ne duhet të gjejmë kohë për të punuar. Kemi dy ditë deri në ndeshjen e radhës, pastaj është pushimi ndërkombëtar”.

“Sigurisht që ne duhet të përmirësohemi. Nuk është e lehtë sepse për dy ditë ne përgatitemi për lojën me Evertonin… tani kemi vetëm një ditë. Nesër (sot) është e pamundur të punosh me lojtarët që luajtën sonte. Ata përdorën shumë energji. Duhet të pushojnë dhe ne do të punojmë me lojtarët që nuk kanë luajtur”.

“Duhet të kemi pak durim sepse duhet të punojmë në shumë aspekte – taktikisht dhe fizikisht. Nuk kam frikë nga puna. E di që vetëm përmes punës mund të arrish objektiva të rëndësishëm”, përfundoi italiani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në klinikat e Qendrës Klinike Univeristare të Kosovës dhe spitalet…