Kurti: Kosova asnjëherë nuk ka shënuar rritje më të madhe ekonomike se këtë vit

28 tetor 2021 | 11:15

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Kosova asnjëherë nuk ka shënuar rritje më të madhe ekonomike se këtë vit.

Në një konferencë për medie, bashkë me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, kryeministri ka deklaruar  se eksportet janë rritur mbi 60%.

Sipas tij, në takimet që ka pasur me prodhuesit, ata i janë ankuar se janë detyruar të angazhojnë ekspertë nga jashtë për punë të caktuara.

Madje, ai ka thënë se ankesa ka marrë edhe për pabarazi në treg e gjetjen e tregjeve të reja.

“Prodhuesit janë detyruar të angazhojnë ekspertë nga jashtë, problem tjetër është pabarazia për shkak të buxhetit milionësh për marketing, problem tjetër është edhe gjetja e tregjeve të reja. Ekonomia si asnjëherë më parë nuk ka pasur rritje më të madhe ku eksportet janë rritur mbi 60%, aktiviteti mbi 30% e pastaj të hyrat buxhetore për 34%. Pandemia na dëshmoj se prodhimi ka rol kyç nga aspekti i krijimeve të qëndrueshme të punës, dhe prodhuesit na kanë dëshmuar që puna e tyre nuk ka munguar asnjëherë tek ta, por dora e ndihmës së shtetit ka munguar”, ka deklaruar Kurti.

 

Kurse, ministri Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati,  ka treguar se masat 2.1 për Subvencionim të Kredive Investive dhe ajo 2.4 për Mbështetje të Eksportit, janë pako që kanë për qëllim mbështetjen e prodhuesve vendor.

“Qëllimi i këtyre masave është krijimi i një lokomotive për të funksionuar ekonomia. Në kuadër të masës 2.1 do të subvencionohen 20% e kredive për të gjitha bizneset që duan të rriten do të përkrahen. Kjo do të bëhet nga data 1 tetori për të gjitha kredit që plotësojnë këto kritere. Pasi të bëjmë ngritjen e kapaciteteve prodhuese ne do t’i mbështesim prodhuesit tanë edhe në hallkat tjera, pra do të ketë grante deri në 20 mijë euro për trajnimet e nevojshme në mënyrë që të trajnohet stafi për cilësi. Masë tjetër në kuadër të masës 2.4 është mbështetja deri 50 mijë euro për produktin që të ketë një produkt sa më të pranueshëm. Për të aplikuar ka mundësi deri në qershor të vitit të ardhshëm”, ka deklaruar Murati./EO

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dukagjini e zhvillon ndeshjen e radhës ndaj Gjilanit në kuadër…