Kurti: Kosovës i nevojitet Epopeja e arsimit

07 mars 2022 | 13:12

Kuvendi i Kosovës ka mbajtur seancë të jashtëzakonshme, për nder të 7 Marsit – Ditës së Mësuesit.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti, kanë uruar mësimdhënësit e pranishëm në këtë seancë.

Kurti ka thënë se mësuesi nuk është ai që na sjellë dijen abstrakte, por virtytin e lirisë.

Më tutje, Kurti ka thënë se Kosovës i nevojitet “Epopeja e arsimit”.

“Të gjitha shtetet e kanë një datë dhe si çdo kombi edhe neve na duhet një epope e arsimit. Si epopeja e lavdishme për liri e çlirim na lypset një epope që na ngjall inteligjencën. Ne nuk jemi popull i madh, por një komb i pushtuar në të shumtën e kohës. Ne kemi epopenë e universitetit të UÇK-së. Po e shohim popullin serb që nuk ka mësuar përmes katastrofës ballkanike. Mësuesit tanë ishin bacat në oda. Profesionalizmi është bashkimi i inteligjencës”.

“Na nevojitet epope e arsimit. Na duhet arsimi i kualifikuar. Çdo sukses në ekonomi e politikë nëse nuk shoqërohet me arsim të lartë është sukses i përkohshëm. Mësuese dhe mësues na kanë siguruar të bëhemi njerëz moral. Hapi tjetër është edhe edukimi i lidhur me tregun e punës. Një shtet ka nevojë për inteligjencë të shpërndarë. Andaj kujtojmë mësonjëtoren e Korçës, Pandeli Sotiri dhe vëllezërit Frashëri”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka përfunduar numërimi në KZAZ Nr. 19 në Dibër. Mediat…