Kurti krah Ramës në foton familjare të Samitit BE-Ballkani Perëndimor
Liderët e Ballkanit Perëndimor, përfaqësues nga BE-ja dhe ShBA-ja janë bërë bashkë të enjten në Kotor të Malit të Zi për të diskutuar Planin e Rritjes.
Nën logon “Një rajon, një vizion”, liderët kanë bërë edhe një fotografi familjare, ku kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ishte krah homologut të tij shqiptar, Edi Rama.
Ndërsa presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ishte krah kryeministrit Milojko Spajiq dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.
Plani i Zgjerimit të Ballkanit Perëndimor bazohet në katër shtylla, atë të rritjes së integrimit ekonomik me tregun unik të BE-së, rritjes së integrimit ekonomik brenda Ballkanit Perëndimor përmes Tregut të Përbashkët Rajonal, përshpejtimin e reformave themelore dhe rritjes së ndihmës financiare.