
Kurti krahason ish-opozitën me ndërprerësa të rrymës “që po e pamundësojnë kuorumin”
26 maj 2025
| 19:37
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka bërë një krahasim mes ndërprerësve të qarqeve elektrike dhe “ndërprerësave në Kuvend të Kosovës me pamundësi kuorumi nga opozita”.
“Më vonë kam studiuar pak më ndryshe, por sërish të shkencat natyrore dhe fushat teknike, që i përngjajnë këtyre qarqeve elektrike këtu, me rezistenca, kondenzatorë, rrymë edhe me ndërprerësa, ndonëse jo me ata ndërprerësat në Kuvend të Kosovës me pamundësi kuorumi nga opozita”.
“Për herë të parë gjatë këtij mandati e kemi bërë realitet arsimin dual në shkollat tona profesionale, sepse është prioritet kyç i qeverisë sonë. Ky model ndërthur teori me praktikë dhe i afron të rinjtë me tregun real të punës”, ka vijuar Kurti./Periskopi/