Kurti kujton demostratën e ’89-s, numëron aktet e dhunës së Serbisë

28 mars 2024 | 09:03

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar demonstratat popullore të vitit 1989, në 35-vjetorin e tyre.

Kurti përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se policia e Serbisë brenda dy ditëve, më 27-28 mars, vrau 25 demonstrues, plagosi 603 të tjerë dhe 1200 demonstrues shqiptarë i burgosi pas gjyqesh politike.

“Më 27 dhe 28 mars të vitit 1989, policia e Serbisë i shtypi demonstratat paqësore të shqiptarëve gjithandej Kosovës, ku vetëm gjatë atyre dy ditëve u vranë 25 demonstrues dhe u plagosën 603 të tjerë. Ata po kërkonin të drejtat e tyre politike, duke e kundërshtuar shtypjen politike dhe instalimin e regjimit diskriminues dhe kriminal të Serbisë, që vetëm katër ditë më parë ia kishte suprimuar autonominë Kosovës. Në ditët që i pasuan këto demonstrata, 1200 demonstrues shqiptarë u burgosën pas gjyqesh politike”, ka shkruar Kurti.

Foto: Albin Kurti

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, ka deklaruar se nëse qeveria…