
Kurti: Kurrë s’ka pasur rritje më të madhe ekonomike se sivjet
25 nëntor 2021
| 14:28
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se për këtë vit rritja ekonomike do të jetë rreth 10 për qind.
Duke folur para deputetëve për Projektligjin mbi ndarjet buxhetore, ai tha se ekzekutivi që drejton deri më tani ka marrë afro 400 vendime.
“Dje patëm mbledhjen e 45-të të qeverisë, kurse pardje janë mbushur tetë muaj që jam në detyrë. Për këtë periudhë janë marrë 396 vendime”, është shprehur Kurti.
Sipas tij ekonomia asnjëherë nuk ka pasur rritje më të lartë sesa këtë vit.
“Mund të them që ekonomia asnjëherë nuk ka parë rritje më të lartë ekonomike sesa më 2021. Do ta mbyllim vitin më rritje të të hyrave prej 33 për qind”.
Kurti ka theksuar se buxheti për vitin 2022 do të jetë 2.74 miliard euro