Kurti: Lajçaku dhe Vuçiqi ishin të koordinuar në Bruksel

18 shtator 2023 | 11:59

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një konferencë për medie është deklaruar për takimin që ka pasur më 14 shtator me presidentin serb Aleksandër Vuçiq.

Kurti ka dhënë detaje nga takimi bilateral dhe trelateral, duke thënë se në këtë  të fundit është përballur me një skenar nga të cilin i dërguari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, sipas tij, e kishte dizajnuar kohë më parë.

“Unë shkova me një propozim konkret, në të cilin parashikuam një zbatim të plotë të marrëveshjes bazike”.

“Propozimi ynë bazohej ku çdo nen e përcaktim të marrëveshjes bazike dhe aneksit të saj zbatues duhej të përfshihej në zbatimin e planit të sekuencuar”, ka thënë Kurti.

Kurti ka potencuar se propozimin që e ka propozuar ishte dokumenti i parë i Kosovës në një takim të nivelit të lartë.

“Në takimin e parë bilateral që pata me përfaqësuesin Borrellin dhe ndërmjetësin Lajçak m’u kërkua që të kalojmë në një proces negocimi të statutit të përcaktuar të nenit shtatë të marrëveshjes, në lidhje me nenin 10. Ua bërë të qartë se një hap të tillë nuk mund ta ndërmerrnin”, ka thënë Kurti.

Më tutje, Kurti ka thënë diplomati evropian dhe Vuçiqi ishin koordinuar në ndërmjet vete.

“Në takimin trelateral, u ekspozova përballë një skenari, zotëri Lajçak, që e kishte dizajnuar kohë më parë, pasi e propozova një plan të sekuencimit të punuar nga Kosova, që është dokumenti i parë që e propozoj në një takim të nivelit të lartë”.

“Presidenti i Serbisë dhe Lajçaku reaguan me të njëjtin mendim dhe me njëjtën shpërfillje të koordinuar”.

“Në takimin e parë nuk arritëm një mirëkuptim. Qëndrimi i zotërinjve Borrell dhe Lajçak që sekuencimi duhej të bëhej në një mënyrë të tillë që të ishte e pranueshme edhe për Serbinë, që e donte  Asociacionin dhe heqjen e njohjes de facto”.

“Lajçaku dhe Vuçiqi ishin koordinuar me një qëllim, të bëjnë të pamundurën një skenar në të cilin marrëveshja zbatohet në plotësi, dhe t’i japin jetë një skenari, ku e vetmja e marrëveshja zbatohet, ajo pjesa marrëveshje së mirë evropiane, mospërfaqësimi i njërës tjetrës në marrëdhënie ndërkombëtare mos të pranohet asnjëherë”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe pse nuk i kanë numrat për ta rrëzuar qeverinë…