Kurti mbledh drejtuesit e qendrave të LV-së në Kosovë dhe mërgatë
Lëvizja Vetëvendosje (LV) ka bërë me dije se dje kanë pasur takim drejtuesit e qendrave të kësaj partie në Kosovës dhe në mërgatë, mbledhje në të cilën ka marrë pjesë edhe lideri i kësaj partie, Albin Kurti, bashkë me sekretarin organizativ, Alim Rama, kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu dhe koordinatorin për qendra, Salih Zyba.
LV-ja ka njoftuar se gjatë mbledhjes është diskutuar edhe për situatën politike në vend.
‘‘Viti 2026 është edhe vit zgjedhor brenda Lëvizjes Vetëvendosje! me ç’rast aktualisht jemi në fazën përgatitore, ku gjithandej lagjeve e fshatrave të vendit tonë, aktivistët që drejtojnë strukturat tona organizative, do të organizojnë procesin e brendshëm zgjedhor, duke freskuar e plotësuar pozicionet drejtuese e duke pasur përfshirje akoma më të madhe të mbështetëseve tanë, duke i shërbyer kështu konsolidimit të strukturave tona në të tria nivelet drejtuese’’, ka njoftuar Vetëvendosje
Njoftimi i plotë:
Mbrëmë në zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje! në Prishtinë u mbajt mbledhja me drejtuesit e qendrave në Kosovë dhe mërgatë, nën prezencën e kryeministrit të Republikës, njëherazi kryetarit të LV, Albin Kurti, sekretarit organizativ, Alim Rama, kryetares së Kuvendit njëherazi kryetares së GVV, Albulena Haxhiu, si dhe koordinatorit për qendra, deputetit Salih Zyba.
Në takimin me drejtuesit e qendrave dhe drejtueset e GVV-ve në qendra, u diskutua për situatën politike në vend dhe me theks të veçantë edhe për çështje organizative që ndërlidhen me përditshmërinë e punës së strukturave tona organizative.
Viti 2026 është edhe vit zgjedhor brenda Lëvizjes Vetëvendosje! me ç’rast aktualisht jemi në fazën përgatitore, ku gjithandej lagjeve e fshatrave të vendit tonë, aktivistët që drejtojnë strukturat tona organizative, do të organizojnë procesin e brendshëm zgjedhor, duke freskuar e plotësuar pozicionet drejtuese e duke pasur përfshirje akoma më të madhe të mbështetëseve tanë, duke i shërbyer kështu konsolidimit të strukturave tona në të tria nivelet drejtuese.
Qendrat e Lëvizjes Vetëvendosje!, në Kosovë e mërgatë dhe në përgjithësi strukturat tona organizative që nga lagjet e fshatrat, janë të gatshme për angazhim e punë krahas aktualitetit politik e organizativ, sikurse përherë.



