Kurti: Me guximin e familjes Haradinaj, ‘Epopeja e Dukagjinit’ dëshmoi vendosmërinë për çlirim

24 mars 2024 | 13:54

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar “Epopenë e Dukagjinit”  me rastin e 26-vjetorit të saj.

Ai ka vlerësuar se bashkë me guximin e familjes Haradinaj, “Epopeja e Dukagjinit” kishte dëshmuar vendosmërinë e popullit për çlirim.

“Kushtrimi i lirisë dhe lufta çlirimtare në Dukagjin nisi më 24 mars 1998. Qëndresa në Gllogjan i dha Serbisë mesazhin e fuqishëm se kulla nuk gjunjëzohet, se Kosova nuk nënshtrohet. Sot kujtojmë dëshmorët e Epopesë së Dukagjinit, Gazmend Mehmetaj, Himë Haradinaj dhe Agron Mehmetaj. Sakrificën e tyre e nderojmë çdo ditë me respektin më të lartë”,  ka shkruar Kurti në “Facebook”.

Më tutje, Kurti ka thënë se “duke kujtuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, po e zhvillojmë Forcën e Sigurisë së Kosovës”.

“26 vjet më vonë, ushtrinë e shtetit e kemi më të fuqishme e më të pajisur, më të përgatitur e më të madhe se asnjëherë më parë. Krahas rritjes së buxhetit, shtimit të investimeve në armatim, sivjet ushtrisë sonë do t’i bashkohen edhe 600 rekrutë të rinj”, ka shkruar Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot janë bërë 25 vjet nga nisja e bombardimeve të…