Kurti merr pjesë në procesin e regjistrimit të popullsisë (video)
02 maj 2024
| 16:43
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në regjistrimin e popullsisë.
Ai ka thënë se procesi ishte i lehtë, i thjeshtë dhe ka zgjatur më pak se dhjetë minuta.
“Është aq i rëndësishëm ky regjistrim i popullsisë saqë vendimtar për dhjetëvjeçarin e ardhshëm të politikave tona si shtet e të progresit tonë si shoqëri”, ka shkruar Kurti në “Facebook”.
Kurti ka thënë se qytetarët duhet të regjistrohen për të planifikuar të ardhmen.
Ndërkohë, gjithsej janë rreth 900 mijë persona që janë regjistruar deri tash në kuadër të procesit të regjistrimit të popullsisë dhe ekonomive familjare.
Ndërsa ASK-ja ka thënë se në pjesën e dytë të qershorit të dalin rezultatet preliminare.



