
Kurti, ministrave: Karriget i kemi, por më shumë do të rrimë në këmbë
04 shkurt 2020
| 18:41
Kryeministri Albin Kurti përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar për mbledhjen e parë të kabinetit qeveritar.
Ai ka thënë se pas ceremonisë zyrtare dhe dorëzim-pranimit të detyrës së kryeministrit, është takuar me ministrat e rinj.
“Bashkë me ta dhe secilin person që punon në institucionet e Republikës sonë do të bëjmë më të mirën e mundshme për të arritur zhvillim e shtetndërtim për vendin, punë e drejtësi për qytetarët. Karriget i kemi, por jam i bindur se më shumë do të rrimë në këmbë për shkak të punëve të shumta që na presin”, ka shkruar Kurti.
/Epoka e re/