Kurti mori pjesë në takimin nderues me rastin e 90-vjetorit të lindjes së profesorit Qosja

25 qershor 2026 | 14:55

Kryeministri në detyrë Albin Kurti mori pjesë në takimin nderues, të organizuar nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, me rastin e 90-vjetorit të lindjes së profesorit Rexhep Qosja.

“Një djalosh nga Vuthaj që vjen në Prishtinë dhe ndërton, për më shumë se gjysmë shekulli, një monument kulturor, i cili do të mbetet dëshmi kombëtare shqiptare për të gjitha kohët. Ky ishte dhe do të mbetet përgjithmonë, profesor Rexhep Qosja”, kështu e nisi fjalën e tij kryeministri në detyrë Kurti.

Ai theksoi se profesor Qosja në historinë e letërsisë mbetet një nga studiuesit më të shquar, në letërsinë artistike një nga shkrimtarët më të rëndësishëm, në publicistikë një nga zërat më të fuqishëm, ndërkaq në mendimin politik një nga intelektualët më të guximshëm.

“Profesor Qosja theksonte se një popull nuk mund ta ndërtojë të ardhmen duke harruar historinë e vet. Kujtesa historike nuk ishte kthim prapa, por kusht për ecjen përpara. Prandaj, ai mbeti një nga përçuesit më të rëndësishëm të Porosisë së Madhe, asaj ideje që rilindësit shqiptarë ua lanë brezave pasardhës si amanet kombëtar”, tha kryeministri.

Në fund të fjalës, kryeministri në detyrë Kurti tha se përderisa do të ketë lexues të veprës së tij, studiues të mendimit të tij dhe shqiptarë, të cilët do të mundohen ta kuptojnë më mirë veten dhe kohën e tyre, do të vazhdojë të jetojë edhe Rexhep Qosja, si një nga figurat më përfaqësuese të kulturës shqiptare të shekujve XX dhe XXI.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka nxjerr urdhrin…