Kurti: NATO është një pjesë jetike e së shkuarës, së tashmes dhe së ardhmes sonë

19 shkurt 2023 | 19:40

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Aleanca Veri Atlantike – NATO ka qenë jetike për Kosovën që nga viti 1999, duke ndalur gjenocidin serb.

Ai përmes një postimi në Twitter, ka shkruar se NATO është një pjesë jetike e së shkuarës, së tashmes dhe së ardhmes sonë.

“Nga ndalimi i gjenocidit në ’99 deri tek mbështetja e sigurisë së Kosovës, @NATO është një pjesë jetike e së shkuarës, së tashmes dhe së ardhmes sonë”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
(Fjalë rasti në ditën e pavarësisë dhe përurimin e Obeliskut…