
Kurti nderon dëshmorët Naser Hajrizi dhe Asllan Pireva
02 prill 2021
| 12:09
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe të premten në nderim të dy dëshmorëve të demonstratave të vitit 1981, Naser Hajrizi dhe Asllan Pireva.
Në praninë e familjarëve dhe bashkëveprimtarëve, kryeministri Kurti ka vendosur kurora me lule, te Pllakata e të rënëve, në Prishtinë.
Kurti ka theksuar se akti i nderimit të të rënëve e shpreh vlerësimin e lartë për kontributin e të gjitha gjeneratave në luftë, përpjekjen, dhe sakrificën për lirinë e Kosovës.