Në Spitalin e Pejës vdes një i burgosur

02 prill 2021 | 12:07

Shërbimi Korrektues i Kosovës, gjatë ditës së sotme ka njoftuar se në Spitalin Rajonal të Pejës ka vdekur një i burgosur rreth moshës 80 vjeçare.

Sipas SHKK-së i burgosuri, që nga pranimi, në vitin 2017, ka qenë nën kujdesin mjekësor të burgut dhe të konsultantëve mjekësor specialist, njofton Klan Kosova.

Ky shërbim bën me dije se tanimë i ndjeri ka qenë me sëmundje kronike, shkak i të cilave ka qenë i shtrirë në Stacionarin e Burgut dhe për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore është referuar në Spitalin Rajonal të Pejës.

“Për shkak të moshës dhe sëmundjeve kronike nuk ka arritur që të tejkaloj këtë gjendje dhe si pasojë, përkundër kujdesit të shtuar të stafit mjekësor të SP të Pejës, ka ndërruar jetë. Organet kompetente janë duke i zhvilluar procedurat ligjore”, thuhet njoftimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO), ka lansuar…