Kurti: Ndryshimi tashmë nuk është zgjedhje, por nevojë jetike

18 mars 2019 | 11:04

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se çdo i treti banor në Kosovë ka qasje të vështirë në kujdesin shëndetësor, kurse çdo i pesti nuk kërkon shërbime edhe në rast të sëmundjes për shkaqe ekonomike.

Në këtë kontekst, ai ka thënë se ndryshime i qeverisjes në vend nuk është zgjidhje, por nevojë jetike.

“Çdo i treti banor i Kosovës ka qasje të vështirë në kujdesin shëndetësor, kurse çdo i pesti nuk kërkon shërbime edhe në rast të sëmundjes, për shkaqe ekonomike. Vdekshmëria e foshnjave në Kosovë është katërfish më e lartë sesa mesatarja në Bashkimin Evropian. Çdo i nënti fëmijë në Kosovë punon, ndërkaq vetëm çdo e teta grua ka një vend pune. Kosova i ka 34 ligje për mbrojtje sociale por pak zbatohen. Shteti ynë nuk vuan nga ligjet e këqija sa nga pushteti i keq dhe institucionet e dobëta”.

“Investimet në ekonomi zhvillimore kanë rënë, gjersa korrupsioni nëpër ndërmarrje publike është rritur. Institucionet e shtetit janë përgjigja për nevojat e shoqërisë dhe të drejtat e qytetarëve, e jo shans për interesat private dhe partiake. Ndryshimi tashmë nuk është zgjedhje, por nevojë jetike. Andaj, zgjedhjet e reja janë aq shumë të nevojshme”, ka shkruar Kurti në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, sot,…