Kurti në Davos thotë se ka qeverisur ‘filozofikisht’ me Kosovën duke u bazuar në ‘trekëndëshin’ Kant-Mill- Aristotel

23 janar 2026 | 13:34

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka folur në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, duke përshkruar qeverisjen e tij në Kosovë si “filozofike”.

Sipas Kurtit, vendimmarrja dhe politika e tij kanë “kombinuar drejtësinë normative të Immanuel Kantit, utilitarizmin e John Stuart Mill-it dhe etikën e virtytit të Aristoteli”.

Kurti ka theksuar se kjo qasje “trekëndëshe” është përdorur për të udhëhequr marrëdhëniet me qytetarët dhe menaxhimin e burimeve njerëzore, duke e bërë politikën më të lidhur me popullin dhe më të orientuar drejt rezultateve praktike dhe morale.

“Në qeverisjen tonë, kombinuam drejtësinë normative kantiane (morali si burim i veprimit) me utilitarizmin e John Stuart Mill (lumturi maksimale për shumicën), duke i integruar këto në vendimmarrje dhe marrëdhënie me njerëzit. Për zyrtarët shtetërorë, ndoqëm etikën e virtytit të Aristotelit, duke theksuar rëndësinë e udhëheqësve të virtytshëm në pozita kyçe, por gjithmonë të lidhur me popullin. Ky “trekëndësh” Kant–Mill–Aristoteli u zbatua me sukses në politikëbërje dhe menaxhimin e burimeve njerëzore, duke treguar që ishte i dobishëm”, ka thënë Kurti.

Pjesa e fjalimit të tij nga Davosi, është shpërndarë edhe në faqen zyrtare të Lëvizjes Vetëvendosje, së bashku me një video ku Kurti shpjegon qasjen e tij filozofike në qeverisje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Federatës së Tenisit të Kosovës (FTK), Shkëlzen Domi,…