Kurti në Gjakovë: Jemi këtu për ta luftuar bashkërisht përhapjen e koronavirusit

08 prill 2020 | 13:53

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në vazhdën e vizitave nëpër komuna, sot ka qenë edhe në Gjakovë.

Ai atje është pritur nga kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, i cili e ka siguruar Kurtin se janë marrë masat e nevojshme në këtë komunë në luftën kundër Covid-19.

Ndërsa Kurti ka thënë se në luftën ndaj koronavirusit duhet një bashkëpunim i domosdoshëm mes nivelit qendror dhe atij komunal.

“Unë kam ardhur sot në Gjakovë për t’u takuar me kryetarin Ardian Gjinin dhe me ekipin e tij. Jemi këtu për ta luftuar bashkërisht përhapjen e koronavirusit. Unë e përgëzova atë për punën që ka bërë dhe masat që ka marrë në këtë drejtim.

“Meqenëse sektori ynë i shëndetësisë nuk është në nivel të kënaqshëm, secila komunë duhet të përqendrohet maksimalisht në këtë çështje”, ka thënë Kurti, duke kërkuar nga qytetarët që të kenë kujdes me pastërtinë.

“Bëj thirrje për kujdes ndaj pastërtisë. Kur është e domosdoshme për t’u furnizuar të del vetëm një anëtar i familjes. Secili anëtar i familjes ta ruajë pastërtinë individuale. Çdokush që del jashtë porsa të kthehet mos të takojë anëtarët e familjes, por të hyjë direkt në banjo dhe të pastrohet”, është shprehur Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bordi i FIBA Evropës ka marrë vendim që të anulojë…