
Kurti në librin e përkujtimeve në Gllogjan: Dëshmorët, dëshmia historike e popullit shqiptar
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me kabinetin qeveritar të tij, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan, me rastin e shënimit të 25-vjetorit të “Epopesë së Dukagjinit” dhe 24-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s.
Pas homazheve, kryeministri Kurti në librin e përkujtimeve ka shkruar se dëshmorët janë dëshmia historike e popullit shqiptar “për të jetuar në paqe në vendin e vet”.
“Dëshmorët e kombit janë kushti dhe mundësia e lirisë që gëzojmë, dhe, dëshmia historike e popullit shqiptar për të jetuar në paqe në vendin e vet. Lavdi dëshmorëve të Epopesë së Dukagjinit, të UCK-së e mbarë kombit tonë në të gjitha kohët”, ka shkruar Kurti.
Homazhe, përveç Kurtit kanë bërë edhe kryeparlamentari Glauk Konjufca, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe pjesëtarë të FSK-së.