Kurti në Nëpërbisht u premton bujqve ndihmë

21 maj 2020 | 10:15

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar sot fshatin Nëpërbisht të Komunës së Therandës, pas dëmeve të shkaktuara nga reshjet, raporton EO. Bujqit e kësaj ane i janë ankuar kryeministrit për dëmet, duke shtuar se e kanë të pamundur t’i mbulojnë shpenzimet. Kurti, me këtë rast, u ka premtuar bujqve se do ta bëjë të pamundurën që do t’u dalë në ndihmë atyre. I pranishëm gjatë vizitës ishte edhe ministri në detyrë i Bujqësisë, Besian Mustafa.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) veprimet e Lëvizjes Vetëvendosje…