Kurti në orën 15:00 tregon qëndrimin zyrtar të Qeverisë për rritjen e çmimit të energjisë elektrike

19 janar 2022 | 10:33

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka folur për propozimin e ZRRE-së që rryma në Kosovë të shtrenjtohet duke u kthyer bllok tarifat.

Ai këto komente i ka bërë gjatë një vizite në Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

I pyetur për shqetësimet e shumta që janë ngritur për shtrenjtimin e energjisë elektrike, Kurti ka thënë se në orën 15:00 do të dalë me qëndrimin e Qeverisë për këtë çështje.

“E kuptoj brengën dhe shqetësimet e ngritura, Qeveria po e trajton këtë çështje, në orën 15:00 sot në kryeministri unë dhe ministrja Artane Rizvanolli do të kemi një konferencë për këtë dhe ju ftoj të vini ku do të shprehim qëndrimin tonë si qeveri”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka pritur në…