Kurti në përkujtim të Nexhat Dacit: Ky mort na bëri të bashkohemi këtu në Kuvend
02 janar 2026
| 13:22
Në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës është mbajtur akademi përkujtimore në nderim të ish-kryeparlamentarit Nexhat Daci, i cili vdiq më 1 janar 2026 në moshën 81-vjeçare.
Në këtë akademi përkujtimore mori pjesë edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili e nderoi figurën dhe kontributin institucional të Nexhat Dacit.
“Sot, më 2 janar 2026, një rast mortor na ka bërë bashkë këtu në sallën e seancave plenare të Kuvendit të Kosovës, në një periudhë të ndërmjetme për institucionin legjislativ të Republikës sonë, teksa legjislatura e kaluar e Kuvendit është shpërndarë, ndërsa legjislatura e re ende nuk është nxjerrë dhe konsoliduar. Ky mort na bëri të bashkohemi këtu në Kuvendin e Republikës”, tha Kurti.



