Kurti në Samitin e Procesit të Berlinit, ulet pranë Edi Ramës

03 nëntor 2022 | 10:32

Kryeministri Albin Kurti po merr pjesë në Samitin e radhës për Ballkanin Perëndimor, në kuadër të Procesit të Berlinit, i cili po mbahet sot në kryeqytetin e Gjermanisë.

Kurti u fut në sallën ku po mbahet ky samit me dokuemte në dorën e majtë dhe u duk me disponim të mirë teksa ecte drejt karriges ku do të ulej. Kryeministri shkoi dhe u ul pranë homologut të tij shqiptar, Edi Rama.

Me Ramën, si zakonisht, qeshën pak. Kryeministri shqiptar, siç bën rëndom, u kujdes për batutat para nisjes së samitit.

Liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor pritet që t’i nënshkruajnë tri marrëveshje që parashikojnë lëvizjen e lirë me karta identiteti, njohjen e diplomave dhe njohjen dhe kualifikimet për profesionistët.

Kurti pritet që sot t’ia shpreh sy më sy Szholzit përshtypjet e tij për propozimin franko-gjerman rreth një marrëveshje që synohet të arrihet shpejt në dialogun me Serbinë.

Përshtypjet dhe propozimet e Kosovës rreth kësaj çështjeje, Kosova paraprakisht i ka dërguar me shkrim në adresë të kancelarit gjerman, Olaf Scholz dhe presidentit të Francës, Emmanuel Macron.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti, para nisjes së Samitit të Procesit të…