Kurti: Në Shtime e Therandë, krejt dhe drejt

09 shkurt 2021 | 21:09

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka postuar disa fotografi në llogarinë e vet në “Facebook”, të aktiviteteve të sotme elektorale të LV-së në Shtime dhe Therandë.

Kurti ka thënë se “sa më afër 14 shkurtit, aq më tepër po skuqen sheshet tona nga dashuria e qytetarëve për këtë vend”.

“Në Shtime e Therandë, krejt dhe drejt, kishin dalur për të shprehur përkrahjen për listën tonë”.

“Me pjesëmarrje masive, do të sigurojmë që kjo ditë të mbahet mend si data kur ka ndodhë vala e madhe e ndryshimit të vërtetë”, ka shkruar Kurti në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i AAK-së për president, Ramush Haradinaj thotë se mund…