Kurti: Nënë Tereza e ngriti kombin tonë
Me rastin e 111-vjetorit të lindjes dhe në vigjilje të 5-vjetorit të shenjtërimit të Nënës Terezë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vendosi lule pranë shtatores së saj në sheshin që mban emrin e saj.
Para të pranishmëve, kryeministri Kurti ka deklaruar se Gonxhe Bojaxhiu është shembull i mirësisë. “Nënë Tereza arriti që ta kapërcejë pragun e tokës shqiptare dhe shkojë në botë të huaj, duke bartur me vete sistemin e vlerave të edukatës së familjes shqiptare, vlera këto që dukshëm dallonin nga sistemi i vlerave të tjerëve dhe që së shpejti u bënë si udhërrëfyes për të tjerët”, ka deklaruar Kurti.
Ai ka deklaruar se Nënë Terezës me veprat e saj e ngriti kombin shqiptar. “Sot po përkulem pranë shenjtores sonë Nënë Terezës, e cila me veprat e saj nuk mbushi boshllëk, por e ngriti kombin tonë, jo kur ai mungonte por kur ai e meritonte”, ka thënë Kurti.



