Kurti nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë

28 tetor 2022 | 23:51

Është nënshkruar memorandum bashkëpunimi ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës.

Kështu ka njoftuar zyra e Kryeministrit të Kosovës, ku ky memorandum është nënshkruar në mes kryeministrit, Albin Kurti dhe kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës, Ragmi Mustafi.

“Ky Memorandum Bashkëpunimi ka për qëllim përkrahjen financiare për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të shqiptarëve, ruajtjen, kultivimin e gjuhës, artit, kulturës e identitetit shqiptar në Luginë të Preshevës”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në emisionin EURO n’7 ish-kryeministri i vendit, Isa Mustafa ka…