
Kurti: Një energji si e Mimoza Kusari-Lilës i duhet Gjakovës për t’u gjallëruar
Kryeministri i Kosovës dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në vazhdën e prezantimeve të kandidatëve për kryetarë të komunave nga partia e tij, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” edhe për Mimoza Kusari- Lilën, e cila është në garë për kryetare të Gjakovës.
Kurti ka thënë që një energji si e Mimoza Kusari-Lilës i duhet Gjakovës.
“Ajo e ka këtë dëshirë. Ta shohë Gjakovën të lulëzojë. Të gjithë ne bashkë në lëvizje e ndajmë këtë shpresë. Ta përparojmë Gjakovën më mirë sesa ka qenë ndonjëherë. Mimoza do t’i mungojë grupit tonë parlamentar si drejtuese, por nuk ka deputet të Vetëvendosjes që nuk mendon se Gjakova është shumë e rëndësishme dhe duhet lënë në duar të sigurta e mendje kreative. Gjakova është më e bukura e ngjyrave, më e vendosura e ndryshimit, është bajraku i fitoreve tona. Me Mimozën, Gjakova nuk mbetet histori, por ardhmëri”, ka thënë Kurti përmes një postimi në Facebook.