Kurti njoftohet nga drejtori i Doganës për rënien drastike të importeve nga Serbia

24 dhjetor 2018 | 14:23

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe nënkryetari Besnik Bislimi, kanë vizituar drejtorin e Përgjithshëm të Doganës së Kosovës, Bahri Berisha.

Në këtë takim, drejtori Berisha e ka njoftuar Kurtin dhe Bislimin me punën e Doganës së Kosovës, funksionimin dhe sfidat e tyre.

Në interesimin e përfaqësuesve të Vetëvendosjes, Berisha i ka njoftuar edhe për rënien drastike të importeve nga Serbia, luftimin e kontrabandës.

Po ashtu në këtë takim është diskutuar edhe për mundësitë për shtimin e mbledhjes së TVSh-së brenda shtetit.

Të dyja palët kanë shprehur gatishmërinë dhe interesimin për kontakte e takime të vazhdueshme në të ardhmen.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Socialdemokrate (PSD), Frashër Krasniqi, ka publikuar videon…