Kurti nuk do ta heq flamurin e Kosovës nga zyra nëse bëhet kryeministër

16 shtator 2019 | 15:55

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë sesionit të pyetje dhe përgjigje “live” në “Facebook”, organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ishte përballë pyetjes “kur do ta njohësh shtetin e Kosovës?”.

Duke iu përgjigjur kësaj pyetje, Kurti ka thënë se e ka pranuar dhe e njeh pavarësinë e Kosovës.

“E njoh shtetin e Kosovës. Por, të gjithë politikanët e dinë që ta shpallësh Pavarësinë e ta bësh shtetin, nuk janë e njëjta gjë. Kanë mbetur shumë punë për të bërë. Unë nuk jam në mesin e atyre që thonë ‘Bac u kry” por tendenca është të shpallet fundi i historisë. Është bërë një hap me shpalljen por nëse nuk i bëjmë edhe shumë hapa të tjerë, ky shtet do të ngelet veçse në letër”.

“Nuk ishim dakord që himni jonë të mos ketë tekst. Na barazonin shqipen dhe serbishten. Nuk mund ta gjeni asnjë deputet të Vetëvendosjes që e ka hequr flamurin e Kosovës. Në zyrën e kryeministrit nuk do ta heq flamurin”, ka thënë Kurti.

Ai ka folur edhe për presionin nga ndërkombëtarët.

“Kurrë mua presion nuk më kanë bërë. Ndoshta i bëjnë atyre që e duan presionin. Unë nuk e dua dhe ka mundësi që nuk do të ma bëjnë. A mos vallë këta politikanët që kishim deri më tash, a bën vaki që këta e kanë dëshiruar presionin ndërkombëtar dhe më pas e kanë gjetur atë që kanë dëshiruar. Është e mundshme partneriteti dhe aleanca. Nëse je serioz nëse e do vendin tënd, dhe nëse nuk ja ke borxh ardhjen në pushtet askujt, edhe ndërkombëtarët s’bëjnë presion”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka bërë me dije se…