
Kurti nuk është i interesuar ta themelojë asnjë institucion
24 korrik 2025
| 08:14
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dje në një konferencë për medie ka njoftuar se i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për sqarime shtesë lidhur me atë se si do të ecet tutje për zhbllokimin e situatës politike në vend.
Kjo temë u diskutua edhe në emisionin Rubikon.
Lidhur me të, analisti politik Dardan Sejdiu pati kritika për Lëvizjen Vetëvendosje, e cila edhe i ka fituar zgjedhjet e 9 shkurtit.
Ai tha se është thellësisht i bindur që lideri i këtij subjekti, Albin Kurti, nuk është i interesuar ta themelojë asnjë institucion në këtë Republikë.