Kurti nuk përgjigjet nëse i kanë siguruar votat
Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti nuk ka dhënë përgjigje nëse i kanë siguruar votat për miratimin e raportit për verifikimin e mandatit të deputetëve dhe zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, në vazhdimin e seancës konstituive që pritet të mbahet nesër (e shtunë).
I pyetur nga gazetarët për këtë temë, Kurti është përgjigjur shkurt: “Ajo është nesër a po?”, duke shmangur më tutje komentet.
Këto deklaratë ai i ka bërë gjatë pjesëmarrjes së tij në shënimin e Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës, ku ka marrë pjesë në aksionin simbolik për dhurim gjaku të organizuar në sheshin “Zahir Pajaziti”.
Me këtë rast, ai gjithashtu ka bërë nderime pranë shtatores së heroit Zahir Pajaziti, duke vendosur lule dhe duke nderuar kujtimin e dëshmorëve të kombit. /EO



